Fitore e vështirë e Francës, goli vendimtar nga Pogba

Prishtinë | 16 Qer 2018 | 14:01 | Nga

Franca fitoi ndaj Australisë me rezultat 2:1 në ballafaqimin e tyre të parë në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Franca shënoi fitore të vështirë por shumë të rëndësishme duke mposhtur Australinë me rezultat 2:1 në ballafaqimin e tyre të parë në Grupin C në Kampionatin botëror 2018.

Dy penallti të shpejta, nga një për secilin ekip u konvertuan në gola nga Antoine Griezmann dhe Mile Jedinak, përcjell “lajmi.net”.

Por, momenti vendimtar i takimit ndodhi në minutën e 81-të.

Një goditje e devijuar nga Paul Pogba përfundoi për pak centimetra brenda portës së Australisë, për fitoren e Francës.

Të ngjashme