Pas vendimit për largimin nga shërbimi të të gjithë ambasadorëve të emëruar politikisht, nga MPJ mësohet se janë duke punuar për të emëruar ambasadorët e ri në vendet që kanë mbetur vakante.
Erat e parë që janë përmendur si kandidatë të mundshëm janë Demush Shasha, që përfolët si kandidat për ambasador ne Bruksel; si dhe Fitore Pacolli si ambasadore në Londër.
Demush Shasha ka qenë Sekretar në Ministrinë e Integrimit Europian dhe tash është komentues i zhvillimeve lidhur me BE-në.
Fitore Pacolli është deputete e Lëvizjes Vetëvendosje dhe një nga eksponentët e dalluar të partisë. Ka studiuar në Londër, Britani e Madhe, raporton Demokracia.com
Ndërkohë, vlen të theksohet se muajin që lamë pas ministrja Donika Gërvalla ka inciuar shkarkimin e 13 ambasadorëve të Kosovës nëpër vende të ndryshme.
Ndërkaq, dekretet janë nënshkruar nga presidentja Vjosa Osmani.