Milani ka shënuar fitore spektakolare në San Siro ndaj Udineses me rezultat prej 3 me 2, transmeton Koha.net.
Në këtë takim shkëlqeu kroati Ante Rebiq, duke shënuar dy gola për Rossonerët.
Mysafirët e nisën më mirë takimin duke kaluar në epërsi në minutën e gjashtë të takimit, përmes Stryger Larsenit.
Më pas Rebiq barazoi shifrat në minutën e 48, kurse epërsinë Milanit ia dha Hernandez në minutën e 72.
Mysafirët arritën të barazojnë shifrat në minutë e 85 përmes Lasagnas dhe kur u mendua se ky do të jetë rezultati final në skenë doli sërish Ante Rebiq, duke shënuar golin e fitores për Milanin në minutën e 90+3.
Në vendin e tetë Milani tani ka 28 pikë, derisa Udinese në vendin e 13 ka 24.