Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas fitores në Istog del të jetë partia shqiptare që ka fituar më së shumti komuna, me gjithsejtë 8. Përveç Istogut, AAK do të qeverisë në Deçan, Junik, Gjakovë, Klinë, Obiliq, Suharekë dhe Rahovec.
Pas saj renditet Lidhja Demokratike e Kosovës me gjithsejtë 7 komuna, Pejë, Lipjan, Fushë Kosovë, Viti, Gjilan, Podujevë dhe Vushtrri.
E treta radhitet PDK e cila ka fituar gjithsejtë 5 komuna, Drenas, Dragash, Kaçanik, Shtime dhe Ferizaj.
VV ka fituar tri komuna, Prishtinë, Prizren dhe Kamenicë derisa Nisma për Kosovën dhe Aleanca Kosova e Re, kanë fituar nga një komunë, Malishevë përkatësisht Mitrovicë e Jugut.
Ndërkaq, dy komuna janë fituar nga kandidatët e pavarur, në Skenderaj dhe Hani i Elezit.
Lista Serbe, ndërkaq, është partia e cila ka fituar 9 komuna në nivel vendi.
Dreshaj i AAK-së ka fituar 10.241 vota ose 50.1 për qind, ndërsa kundërkandidati i tij, Haki Rugova, nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka marrë 10.189 vota ose 49.9 për qind.