Çdo skuadër gjatë një turneu ka një moment kulmor, një moment ku ndien se papritmas është e pathyeshme. Për Francën në Botërorin në Rusi këtë verë, ai moment erdhi në minutën e 57-të të ndeshjes së 1/8 së finales në Kazan kundër Argjentinës.
Deri në atë moment, Franca po ndihej si një punë që është ende duke u bërë. Ishte efikase, por jo impresive në fazën e grupeve, ndërsa kalimi i saj ishte përcjellë nga mediat dhe publiku vendas me kritika se si skuadra mund të nxjerrë më tepër nga vetja. Më pas mbrojtësi Benjamin Pavard e vendosi veten në pozitë dhe gjuajti me një volej duke barazuar shifrat ndaj Argjentinës. Ai vrapoi në përqafim të grupit, ndërsa bashkëlojtarët e tij ishin euforikë dhe thuajse mosbesues. Çdo gjë papritmas u transformua, shkruan sot Koha Ditore.
“Ishte momenti i vetëm në Botëror, ku për nëntë minuta Franca ishte e eliminuar”, kishte thënë seleksionuesi i Francës, Didier Deschamps. “Në atë pikë, në një fazë nokaut të Kupës së Botës, të bësh këtë ndaj Argjentinës, një skuadër superiore për nga përvoja, i dha skuadrës sonë aq shumë bindje dhe vendosmëri. Kur del nga një ndeshje si ajo atëherë nuk ka asgjë më të mirë”.
Gjithë këto javë më vonë, Deschamps merr frymë thellë ndërsa flet sërish për atë gol.