Fituesi i festivalit të këngës “Eurovision”, ka pasur një pritje entuziaste në aeroport nga bashkëkombësit e tij. Ata madje e quajtën një hero kombëtar, këngëtarin Dalvador Sabral i cili përfaqësoi Portugalinë në festival.
Por vetë këngëtari është shprehur se heroi i tyre vjen nga bota e futbollit. “Nuk e di nëse jam hero kombëtar. Mendoj se hero i vërtetë është Cristiano Ronaldo”, është shprehur ai. I pyetur se pse vendosi të këndonte në gjuhën amtare, ai ka thënë se kishte dashur ta këndonte një këngë të bukur ashtu siç ishte, në portugalisht. Më tej, Sabral ka thënë se dëshiron që njerëzit ta mbajnë mend si muzikant dhe jo vetëm si fitues i Eurovizionit.
Portugalia e fitoi për herë të parë “Eurovision Song Contest”, me anë të 27-vjeçarit. Kënga “Amar Pelos Dois” rrëmbeu 758 pikë për të dalë fituese në festivalin e muzikës që u zhvillua në Kiev të Ukrainës.