Kosovë – Angli: Votuesit e UEFA-s tregojnë fituesin nga kjo ndeshje

Prishtinë | 17 Nën 2019 | 16:29 | Nga Ekonomia Online

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll pas një rrugëtimi historik, sonte i jep fund kampanjes kualifikuese me ndeshjen ndaj Anglisë

Anglia ka siguruar kualifikimin në ‘Euro 2020’, teksa Kosova nuk ka arritur ta bëj një gjë të tillë përmes kualifikimeve dhe mundësia e vetme tani mbetet te Liga e Kombeve.

Megjithatë, ndeshja e së dielës është e rëndësishme, për faktin se Anglia është Kombëtarja më e madhe që vjen në Prishtinë.

Ashtu si për çdo ndeshje, në faqen zyrtare të UEFA’s është bërë një anketë lidhur me fituesin, ku të gjithë kanë të drejtë vote, transmeton gazetametro.Deri më tani 48.39 të votave i takojnë fitores së Kosovës, 43,15% Çekisë dhe 8.46% mendojnë se kjo ndeshje përfundon me barazim.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme