Fjala: 24 Marsi datë që simbolizon lirinë e popullit tonë

Prishtinë | 24 Mar 2020 | 11:42 | Nga Ekonomia Online

Partia Fjala konsiderojnë 24 Marsin datë që simbolizon lirinë e popullit tonë


Partia Fjala kujton 24 Marsin e vitit 1998 ku u zhvillua beteja e trimave të UÇK-së për lirinë dhe pavarësinë e vendit tonë.


Gjithashtu Partia FJALA kujton 24 Marsin e vitit 1999 ku forcat ushtarake të NATO-së, filluan sulmet mbi caqet ushtarake të ushtrisë serbe.


Sulme këto që sollën fundin dhe dorëzimin e një regjimi të Serbisë që shkeli dhe dhunoi të drejtat e popullit të Kosovës.


Lufta e pastër çlirimtare e UÇK-së dhe sulmet ajrore të NATO-së, i sollën popullit tonë lirinë nga regjimi i egër i Serbisë.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme