Partia Fjala ka reaguar ndaj arrestimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj
“Arrestimet e vazhdueshme të ish-komandantëve dhe ish-ushtarëve të UÇK-së, mosdorëzimi i të pagjeturve dhe mosrespektimi i marrëveshjeve të Brukselit, janë argumente të forta se bisedimet me Serbinë duhet të ndërpriten”.
“Arrestimi i sotëm i Kryetarit të AAK-së, njëherit ish-Komandantit të UÇK-së dhe ish Kryeministrit Ramush Haradinaj nga policia franceze, është dëshmi e qartë se këto bisedime me Serbinë, duhet të ndërpriten”.
“Deri kurrë ne duhet të durojmë fyerjen dhe arrestimet e bëra me kërkesë të Serbisë? Nëse Serbia nuk ndalet, Qeveria e Republikës së Kosovës, duhet të tregoj se din dhe duhet me mbrojt luftën e pastër dhe çlirimtare të UÇK-së”, thuhet në reagimin e kësaj partie.