Fjalët e Agim Bahtirit ‘’mos lësho pe’’, VV’ja i bën pjesë të sloganit për zgjedhje: Siguri dhe begati
Lëvizja Vetëvendosje ka publikuar sloganin për zgjedhjet e jashtëzakonshme të 28 dhjetorit. Slogani i VV’së është ‘’Siguri dhe begati, mos lësho pe’’.
Nga VV’ja është thënë se ata punojnë për siguri dhe begati për Kosovën,
Postimi:
I ftojmë qytetarët tanë, kudo ku janë e punojnë që të mos lëshojnë pe nga kërkesa për begati e siguri.
Ne punojmë për ta pasuruar shtetin, shoqërinë, ata që nuk kanë, brezat e rinj, e mbi gjitha familjet, prindërit që punojnë çdo ditë me plot sakrifica.
Ne punojmë për ta pasur shtetin e sigurtë, ekonominë e forcuar, sigurinë e jetës, punës, familjes, sigurinë financiare çdo grua e burrë në vendin tonë.
Ne punojmë për siguri dhe begati të vendit tonë. Ne nuk do të lëshojmë pe. Mos lëshoni dhe ju pe për Kosovën të begatë e të sigurtë.