Ylli holandez, Memphis Depay ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barcelonës, pas zyrtarizimit të tij gjatë ditës së shtunë.
Barcelona konfirmoi transferimin e Depay nga Lyoni si lojtar i lirë, duke e çuar në katër numrin e transferimeve këtë verë.
Pas nënshkrimit, ylli holandez ka folur fjalët e para si lojtar i ri i Barçës, teksa nuk ka hezituar të falënderoj të gjithë që e mundësuan transferimin dhe shtoi se është gati për të dhënë gjithçka.
“Përshëndetje te gjithëve. Emri im është Mepmphis dhe zyrtarisht i jam bashkuar FB Barcelonës dhe jam i kënaqur me këtë”, ka thënë fillimisht Depay.
“Është një ëndërr e bërë realitet për mua t’i bashkohem klubit më të madh në botë, me tifozë fantastik”.
“Jam shumë i entuziazmuar të luaj para aq shumë tifozëve në një stadium të mbushur, pasi tifozët e Barcës janë shumë të veçantë”