Tashmë edhe zyrtarisht, Jadon Sancho është futbollist i Manchester United. Ai është shumë i lumtur që i është bashkuar “Djajve të Kuq” dhe ka falënderuar Dortmundin që e shndërroi në futbollistin që është sot.
Ka përfunduar çdo gjë. Edhe zyrtarisht Sancho e ka veshur fanellën e Manchester United.
Tashmë Manchester United, përmes faqes zyrtare ka prezantuar blerjen e re, blerjen nga i cili presin shumë në “Old Trafford”.
Jadon Sancho ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me “Djajtë e Kuq”, deri më 2026, me opsionin për të vazhduar edhe disa vite tjera.
“Do t’i jem gjithmonë mirënjohës Dortmundi për mundësinë që të luajë në ekipin e parë futboll, gjithmonë e kam ditur se një ditë do të kthehem në Angli. Për mua është ëndërr e bërë realitet transferimi te Mna United dhe nuk më pritet të luajë në Premierligë”, tha Sancho për faqen zyrtare.
“United ka skuadër të re dhe interesante dhe besoj se së bashku, mund të rritem dhe të arrijmë diçka speciale dhe të kemi sukses për fansat që e meritojnë. Nuk po më pritet të nis punën me trajnerin dhe të gjithë”.
21-vjeçari ka shënuar 50 gola dhe ka dhuruar 64 asiste për katër sezone te Borussia Dortmund dhe pritet të jetë shumë i rëndësishëm në ekipin e Ole Gunar Solskjaer.