Fjolla Morina mbështet Kurtin përmes një postimi në rrjete sociale.
Këngëtarja e njohur shqiptare Fjolla Morina javë më parë u bë kryetemë e medieve rozë.
Kjo ngase autoritetet e Shqipërisë e shpallën në kërkim këngëtaren, e cila ishte në arrest shtëpie në Kukës dhe e theu këtë masë.
Së fundi, Fjolla “u lajmërua” në Instagram, duke publikuar një fotografi nga tubimi i Albin Kurtit, ndërsa në mbishkrimin që ia la fotos shkruan “Mbreti”.
Fjolla Morina po e shijon në maksimum lidhjen me Fisnik Sylën, teksa kohë pas kohe nuk mungojnë në rrjete sociale dedikimet e fotografitë për njëri-tjetrin.