Këngëtarja, Fjolla Morina ka qenë temë e mediave rozë për shkak të ‘lidhjes’ së fundit.
Ajo dhe ish i dashuri i modeles Morena Taraku, Sasha Sobhani thuhej se janë në një lidhje dashurie.
Kjo për shkak se Sasha në rrjete sociale në atë Instagram, publikoi një video teksa shfaqej tejet afër pranë këngëtares Morina.
Ndërsa Fjolla ka mohuar një gjë të tillë duke thënë se Sashën e ka shok dhe e ka takuar takuar rastësisht në një klube nate në Prishtinë.