Dafina Zeqiri dhe Fjolla Morina kanë dy fjalë për Beatrixën pas gjendjes së saj të rënduar psikologjike

Prishtinë | 25 Jan 2022 | 19:36 | Nga Ekonomia Online

Pak më parë Beatrix Ramosaj ka reaguar për herë të parë pas eleminimit nga Big Brother VIP.

Këngëtarja ka shkruar se jo çdo gjë e ka gjetur fushë me lule, por ka familjen e saj që po i qëndron pranë.

Ajo gjithashtu ka folur edhe për Donaldin, duke thënë se i kupton ata që janë pro dhe deri diku ata që janë kundër.

Në postimin e gjatë që ajo ka bërë, ka marrë reagime nga Fjolla Morina dhe Dafina Zeqiri.

“Ti je dritë”, ka shkruar Fjolla, derisa Dafina në anën tjetër i ka dhënë mbështetje duke i dërguar disa ’emoji’ në formë zemre.

Kujtojmë se përshkak gjendjes së rënduar psikologjike, Beatrix nuk ishte e pranishme të dielën në Fan Club.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme