Opinionistja e ‘Big Brother VIP’ Zhaklina Lekatari po përflitet shumë lidhur me një nga komentet e saj në rrjete sociale ku tha se “ndihet e sigurt në një vend pa shqipe”, ndëkohë që ndodhej në Beograd.
Ajo që ka reaguar fillimisht ka qenë Nita Latifi, e cila e quajti “hipokrizi”, ndërkohë që edhe Fjoralba Ponari ka bërë një postim në Twitter lidhur me ngjarjen.
“T’i hedhësh kripë plagës, ende të hapur të mijëra shqiptarëve që kanë humbur familjarë, miq e të njohur në luftën e Kosovës, për shkak të sjelljeve shtazarake të një turme pa kokë, është anti-shqiptare dhe çnjerëzore. Një kujtesë e vogël, vendi ku po ndihesh e mbrojtur, ka vrarë mbi 10000 bije nënash, e përdhunuar mbi 20000 të tjera”, shkruan moderatorja.