Flamuri i NATO-s ngrihet para Qeverisë maqedonase

Prishtinë | 12 Shk 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Me fillim në ora 11:00 do të mbahet ceremoni solemne me rastin e ngritjes së flamurit të NATO-s përpara objektit të Qeverisë së Maqedonisë e cila së shpejti do ta bartë emrin “Qeveria e Republikës së Maqedonisë së Veriut”.

Me rastin e kësaj ngjarje, kryeministri maqedonas Zoran Zaev, do të mbajë fjalim, raporton Alsat-M.

Ndryshe, mbishkrimi “Qeveria e Republikës së Maqedonisë” tanimë është mënjanuar nga objekti i Qeverisë. Këto shkronja janë larguar me qëllim që të shtohet edhe “E Veriut”, në pajtueshmëri me emrin e ri kushtetues të shtetit.

Pas Qeverisë pritet që të ndërrohet edhe tabela e Kuvendit, ministrive dhe institucioneve tjera shtetërore.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme