Flamuri shqiptar shqetëson maqedonasit, policia e heq “me urgjencë” nga kalaja e Ohrit

Prishtinë | 30 Pri 2019 | 10:46 | Nga Ekonomia Online

Strugalajm raporton se ka mësuar se dy pjesëtarë të këtij grupi janë marrë për sqarime në policinë e Ohrit.

Këtë informacion për Strugalajm e konfirmon edhe zëdhënësi i policisë së Ohrit Stefan Dimoski i cili potencon se “Flamuri në Kështjellën e Samoilit në Ohër është vendosur nga një grup i cili është prezantuar si folklorik dhe në një kohë të shkurtër është spostuar nga aty.”

“Janë thirrur në bisedë informative dy persona dhe po punohet në zbardhjen e rastit”, përfundon Dimoski.

Ma pas Strugalajm shkruan: Një grup arbëresh prej dje po qëndrojnë në Strugë dhe Ohër ku morën pjesë në disa aktivitetet kulturore në përkujtim të betejës që Skënderbeu ka zhvilluar në këto anë. Arbëreshët janë pjesë e kombit shqiptar që pavarësisht që jetojnë prej më shumë se 500 vjetësh në Itali kanë ruajtur gjuhën dhe kulturën shqiptare.

Ndërkohë Aleanca për Shqiptarët ka shprehur shqetësimin e saj për mënyrën e reagimit nga ana e Ministrisë së Punëve të Brendshme në Ohër.

“Ngritja e flamurit Kombëtarë Shqiptarë sipas informacioneve që kemi aspak nuk ka pasur për qëllim provokimin e dikujt por është vendosur për koreografi të grupit të valltarëve nga shoqata kulturore Arbëreshe.

Vendosja e Flamurit Kombëtarë Shqiptarë në Kalanë e Ohrit nuk paraqet as shkelje ligjore e as rrezik për askënd,aq më pakë kur dihet se në Maqedoninë e Veriut,shqiptarët përbëjnë 1/3 e popullatës dhe janë popull autoktonë”, ka reaguar Aleanca për Shqiptarët.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme