Vetëm një sfidë në program këtë të shtunë në IPKO Superligën e Kosovës.
Flamurtari i Artim Shaqirit pret në kryeqytet Drenicën që në javën e kaluar ndali në një barazim 1-1 Dritën një nga skuadrat pretendente për titull.
Të dyja skuadrat janë në pozita delikate sidomos Flamurtari që është në vendin e 10-të me vetëm 8 pikë të grumbulluara.
2 pikë më shumë ka në krahun tjetër Drenica që renditet dy pozicione më lart por që ka në gjirin e saj lojtarë me shumë cilësi.
Nëse Flamurtari dëshiron t’i largohet zonës play-out duhet medoemos të fitojë në shtëpi ndaj Drenicës ndërkohë që miqtë në krahun nuk duan të dalin pa pikë nga kjo sfidë.