Në Gjykatën Themelore të Prishtinës është duke vazhduar gjykimi i katër aktivistëve të Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, Atdhe Arifi, Egzon Haliti dhe Adea Batusha.
Seanca po vazhdon me marrjen në pyetje të dëshmitarëve, dëshmia e të cilëve lidhjet me një telefon “Samsung” që Prokuroria Speciale pretendon se ishte përdorur pas sulmit në Kuvend për të shpërndarë një emal ku merrej përgjegjësia për të.
Deri më tash ka dëshmuar vetëm një dëshmitar, Mentor Krasniqi.
Ai ka thënë se telefonin “Samsung’ e kishte në pronësi porse disa ditë para se të ndodhte sulmi atë telefon e kishte ndërruar me një person me nofkën “Çarli”, njofton Klan Kosova.
Sipas tij, në kohën kur kishte ndodhur sulmi telefonin nuk e kishte në pronësi telefonin.
Seanca pritet të vazhdojë me dëgjimin e disa dëshmitarëve të tjerë.
Kujtojmë se trupi gjykues në seancën e kaluar i ka liruar të katër aktivistët e Vetëvendosjes nga masa e arrestit shtëpiak, respektivisht paraburgimi, duke iu zëvendësuar këtë masë me paraqitje në polici një herë në javë.