Me shfaqjen e varianteve të reja, një maskë mund të mos jetë mjaftueshëm për mbrojtje.
Vënia e maskës është duke u kthyer në vënie të maskave, shkruan lajmi.net. Zbulimi i varianteve shumë më infektuese të koronavirusit është duke i shtyrë ekspertët që të këshillojnë në përdorimin e dy maskave.
Ndryshimi është mjaftë i thjeshtë, vendosni edhe një maskë përsipër, ose për mbrojtje më të mirë, përdorni maskë kirurgjike dhe mbi të vendosni një maskë të bërë nga materiali.Disa shtete aziatike, përfshirë Korenë e jugut dhe Singaporin, kanë prodhuar maska të kualitetit të lartë dhe i kanë shpërndarë direkt në shtëpitë e të gjithë banorëve.
Shtete evropiane kanë filluar të kërkojnë qytetarëve të vendosin maska kirurgjike në vende publike, pas fillimit të përhapjes së variantit Britanik, i cili është 70% më infektues.
Ekspertët nga SHBA veçse kanë filluar të rekomandojnë këtë teknikë me dy maska, dhe shumë shtete të botës gjithashtu kanë filluar këshillimin.