Flasin nga Prokuroria, zbulohet se si vdiq 22 vjeçari në vendin e punës

Prishtinë | 24 Shk 2019 | 18:06 | Nga Ekonomia Online

I riu nga Mushtishti i Suharekës, Krenar Jemini ka humbur jetën sot në një pompë derivatesh rrugës për në qytetin e Lipjanit.

Kryeprokurori i Prishtinës, Imer Beka, ka dhënë detaje lidhur me rastin, ai ka treguar se i riu ka humbur jetën gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës, konkretisht makina e ka kapur dorën e tij duke i shkaktuar lëndime vdekjeprurëse

Rasti i vdekjes së 22-vjeçarit po cilësohet si “vdekje e dyshimtë” nga organet e hetuesisë.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Prishtinës, Imer Beka, tha se i riu jetën e ka humbur gjatë pastrimit të rezervuarëve të naftës.

“Pompa e derivateve ku ka punuar i riu ndodhet në drejtim të Lipjanit, një djalë mbi 20 vjeç ka qenë duke i pastruar kazanat e karburanteve, e ka kap makina për dore dhe e ka mbyt”, tha Beka

Trupi i pajetë është derguar për autopsi, shtoi ai.

Vdekjen e tij e ka konfrimuar edhe policia rajonale e Prishtinës, duke theksuar se Krenar Jemini humbi jetën në vendin e tij të punës.

“Rreth ores 11:00 ne Stacionin Policor në Graçanice është hapur nje rast per nje vdekje te dyshimt. Sipas raporteve te para Rasti ka ndodhe ne nje kompani private ku ne rrethana akoma te pasqaruar nje person mashkull 1997 ka humbur jeten ne vendin e tij te punës. Me rast po merren njesitet perkatese”, tha policia


Ndryshe, në vitin që lamë pas, në vendin e punës në rrethana të njëjta, pasiguria në punë, humbën jetë 23 punëtorë. Nga ky numër, sipas Inspektoratit të Punës, 12 ishin punëtorë të ndërtimtarisë.

Të ngjashme