“Ëndërr e bërë realitet”, kështu e konsideron Coutinho transferimin në Camp Nou.
Philippe Coutinho tashmë është lojtar i Barcelonës.
Mesfushori Brazilian u bë transferimi më i shtrenjtë në histori të Barcelonës dhe futbollit spanjoll, i dyti më i shtrenjtë në botë, pas Neymar Junior, duke kaluar nga Liverpooli te Barcelona për 160 milionë euro.
Ai u shpreh i lumtur me kalimin në Spanjë, teksa tregoi se nuk u mendua dy herë kur dëgjoi për interesimin e Barcelonës.
“Kur dëgjova për interesimin e Barcelonës në mua, nuk u mendova dy herë. Nuk kisha aspak dyshime, doja të vija këtu. Kjo është çfarë kam ëndërruar, atë që kam dashur gjithmonë”, u shpreh Coutinho.
“Të them të vërtetën, është ëndërr të jem këtu, jam tejet i lumtur. Është klub fantastik me lojtarë të shkëlqyer dhe do të mundohem të adaptohem sa më shpejtë që të jetë e mundur”, shtoi ai.