Daut Haradinaj i ftuar në emisionin Pressing në T7 është pyetur rreth një lajmi të publikuar në gazetën Koha Ditore, ku raportohej se ai bashkë me Ramush Haradinajn kanë rrahur një punëtor të tyre. Ai e ka mohuar kategorikisht këtë.
Daut Haradinaj ka thënë se kjo është e pavërtetë dhe se për këtë ka dashur edhe ta padisë gazetën. Sipas tij, artikulli i gazetës thotë se rasti ka ndodhur në kohën e karantinës kohë sipas tij kur zyret e AAK-së kanë qenë të mbyllura.
“Artikulli thotë se rasti ka ndodhur në kohë të pandemisë. Në atë kohë zyret e AAK’së kanë qenë të mbyllura. Pra nuk ka logjikë kjo pasi në atë kohë asnjë punëtor nuk ka qenë në zyra”, ka thënë Haradinaj.
Tutje, ai ka përmendur edhe lajmin e ditëve të fundit ku u raportua se Ramush Haradinaj kishte rrahur bashkëshorten e tij Anitën.
Sipas Hardianjt, nuk është hera e parë që mediat shpifin ndaj tij dhe familjes Hardianaj.