Një dëshmitar i një sulmi që dyshohet se ishte zjarrvënie në Osaka, i cili la 24 të vdekur, të shtunën shprehu tronditjen që zjarri kishte marrë kaq shumë jetë.
77 vjeçari, Saki Kageyama, banor në Osaka, ndodhej pikërisht përballë rrugës kur zjarri po fikej në katin e katërt të ndërtesës të premten.
Ai tha se kalimtarët po flisnin për një shpërthim të dyshuar gazi dhe nuk prisnin viktima, shkruan Apnews.
“Unë u habita vërtet kur dëgjova se dikush vuri një zjarr dhe vrau njerëz atje,” tha Kageyama.
Zjarri u përhap nga një klinikë e shëndetit mendorë në ndërtesën tetëkatëshe në qendër të qytetit dhe policia po e heton si një rast të mundshëm zjarrvënieje dhe vrasjeje.
Oficerët po kërkojnë një burrë në të 50-at deri në 60-at, të cilin dëshmitarët e panë duke mbajtur një qese letre nga e cila pikonte një lëng i paidentifikuar.
Ai mund të ketë qenë në mesin e 24 të vdekurve, ose është një nga tre personat që janë reanimuar dhe mbeten në gjendje të rëndë, tha një hetues policie në kushte anonimiteti, sepse nuk ishte i autorizuar të fliste për mediat.