Japonezi, miliarderi i radhës që nis udhëtimin në hapësirë

Prishtinë | 08 Dhj 2021 | 10:21 | Nga Ekonomia Online

Sipërmarrësi japonez, Yusaku Maezawa, ka nisur një udhëtin në Stacionin Ndërkombëtar Hapësinor.

Kështu, ai i bashkohet listës në rritje të miliarderëve që kanë shkuar në hapësirë, raporton BBC.

Raketa ruse që e bartte Mazezawan u shkëput nga toka në kosmodromin Baikonur në Kazakistan.

Ai pritet që t’i shpenzojë 12 ditë në stacionin hapësinor. Ai është turisti i parë që viziton stacionin në vitet e fundit.

Maezawa është paraardhës i udhëtimit për në Hënë që pritet të bëhet më 2023.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme