Fituesi i trefishtë i Kupës së Botës, Pele është në depresion dhe nuk ka dëshirë të largohet nga shtëpia e tij sepse nuk mund të ecë, sipas djalit të legjendës së futbollit, transmeton Gazeta Metro.
Braziliani, i cili mendohet të jetë lojtari më i madh në histori, mbush 80 vjet në tetor dhe u trajtua në Paris para ca kohësh për një infeksion urinar. Pele, emri i plotë i të cilit është Edson Arantes do Nascimento, ka pasur telashe për ca kohë dhe tani i duhet një shkop për të ecur, kështu duke iu imponuar të paraqitet sa më pak në publik.
”Ai është në siklet, nuk dëshiron të dalë, të shihet nga dikush ose të bëjë gjithçka që përfshin largimin nga shtëpia”, tha djali i tij për TV Globo në Brazil.
Edinho tha se ai kishte debatuar me babanë e tij sepse ai nuk kishte bërë fizioterapinë e kërkuar pas një operacioni.
”Ai kishte kryer një operacion dhe tani ka problem me lëvizje, kjo po e çon drejt depresionit. Imagjinojeni ai është mbreti i futbollit, dikur ishte një figurë aq e madhe dhe tani nuk mund të ecë siç duhet.”
Ai e mban rekordin si golashënuesi më i madh, me rreth 1,282 gola në karrierën e tij 21 vjeçare.