Një 20 vjeçare ka pasuar lëndime nga rënia e çatisë prej ndërtesës së Komunës së re të Prishtinës, e cila është duke u trajtuar në Klinikën Emergjente në QKUK. Për gjendjen e saj, ka folur për Ekonomia Online drejtori i Emergjencës, Naser Syla.
Ai tha se 20 vjeçarja është duke u trajtuar në Emergjencë dhe se gjendja e saj është stabile.
“Sapo është sjellë në Emergjencë. Gjendja e saj është stabile por që ka disa lëndime goxha të rënda në trup”, ka thënë shkurtimisht Syla.
Çatia e kësaj ndërtesë ka rënë si pasojë e erërave të forta sot gjatë ditës.
Nga fotografitë e shkrepura nga vendi i ngjarjes, mund të vërehet se rënia e pullazit ka shkaktuar edhe dëme materiale.