Flet e dashura e pilotit grek: Më shkruajti 2 javë para se të vriste gruan

Prishtinë | 23 Tet 2021 | 13:53 | Nga Ekonomia Online

Historia e pilotit grek që vrau gruan në sy të fëmijës dhe mbyti qenin duke sajuar një ngjarje kriminale vazhdon.

Dëshmia e mikut të Babis Anagnostopoulos, ka thyer heshtjen, ka rikthyer edhe një herë në vëmendje ngjarjen duke rrëfyer sekretet e jetës së autorit të krimit.

Miku i tij ka rrëfyer se piloti kishte një lidhje paraleleNjë dëshmi e re tronditëse është zbuluar dje në emisionin “Drita në tunel” pasi piloti grek i ka dërguar një mesazh ish-të dashurës së tij ku i kërkonte ta takonte nga afër.

Gruaja, e cila pas vrasjes në Glyka Nera vendosi të largohej nga Athina dhe të transferohej në një qytet tjetër në Greqi, foli për një njeri obsesiv dhe pretendon se ajo bëri gjithçka për t’u ndarë nga ai.

“Kemi qenë të lidhur nga 2015 deri në qershor të 2016.  Ai ishte shumë i inatosur me mua sepse mendonte se do t’i jepja fund martesës për të qenë bashkë. Nuk e kisha menduar kurrë ta bëja këtë…nga mënyra se si ai më afrohej me këmbënguljen e tij. Nga mesazhe të ndryshme duket se ai po përpiqej të më shihte. Të gjitha këto mesazhe të shkruara me dorë, por edhe faqe që ka shkruar i kam mbajtur në kompjuter. Dikush po i shkruante burrit tim për këtë marrëdhënie,” tha ajo.

Të ngjashme