Ish-zyrtari i policisë së Kosovës, Fadil Syleviqi, është gjetur sot i vdekur te liqeni i Badovcit.
Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin se ish-zyrtari i saj, Fadil Syleviq është gjetur i vdekur sot në afërsi të Liqenit të Badovcit.
“Sot, më 15.01.2021, pak pas orës 14:00, policia është njoftuar për një rast që ka ndodhur në rrugën që shpie nga Mati për te liqenin e Badovcit, ku një person dyshohet se është pa shenja jete”, ka thënë Policia.
Ndërkohë për vdekjen e Syleviqit kanë folur edhe familjarët e tij. Djali i Axhës që ishte me të në momentin e vdekjes, ka thënë se ai ka pësuar sulm në zemër.
“Ai ka qenë duke ecur rreth orës 12:00 të paradites së sotme për një moment ka pësuar një sulm dhe më pas ka vdekur në vendin ngjarjes”, ka thënë shkurt djali i axhës së tij, Valdeti, për arbresh.info.