Flet Lajçak: I kapërcyem disa mospajtime, vazhdojmë shpejt diskutimet në bazë të idesë së BE’së për kompromis

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 15:41 | Nga Ekonomia Online

Emisari Miroslav Lajçak ka dalë me një njoftim për takimin e sotëm mes zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi dhe kryenegociatorit serb, Petar Petkoviq.

Ai tha se u mbush pak hapësira për propozimet e palëve, por se diskutimi duhet të vazhdojë.

“Prita një tjetër diskutim me dy kryenegociatorët për një zgjidhje të përkohshme për personat që u preken nga vendimi i BQK-së. Ne ia dolëm të mbushim disa hendeqe midis propozimeve të të dyja palëve. Kam në plan të vazhdoj diskutimet tona së shpejti bazuar në idetë e BE-së për kompromis”, ka shkruar Lajçak.

Të ngjashme