Flet mjeku i kërcënuar, thotë se do t’i ndjek rrugët ligjore ndaj atyre që e kanosën

Prishtinë | 27 Kor 2020 | 20:26 | Nga Ekonomia Online

Me profesion është mjek në Klinikën e Pulmologjisë në QKUK. Por, Flamur Markut, krahas angazhimit që e ka në këtë kohë pandemie, këto ditë i doli edhe një telash tjetër.

Kjo faqe në rrjetin social Facebook, bëri këtë postim, përmes të cilit thotë që është pikërisht mjeku nga Gjakova, ai që është duke manipuluar numrin e vdekjeve nga COVID 19.

Madje, bashkangjitur me shkrimin, ata shpërndanë edhe fotografit e tij.

Por, Flamur Marku, thotë që një lajm i tillë, është i pavërtetë.

Mjeku nga Gjakova, tha se nuk e di arsyen e vërtetë të këtij postimi.

Por, si pasojë e tij, thotë se mori shumë mesazhe kërcënuese.

E pas reagimit të Markut, ky postim u fshi.

Por, ai shton që nuk do të ndalet me kaq.

Në fund, Marku kërkon të ndalen sulmet dhe presionet ndaj mjekëve, në kohën kur e gjithë bota po i falënderon ata për kontributin e tyre në luftën kundër virusit corona. Në mbështetje të mjekut kanë dalë pacientët të cilët ai i trajtoi këto ditë.

Të ngjashme