Halil Mehemtaj dhe dy djemtë e tij, Kreshnik dhe Malsor Mehmetaj, u arrestuan të shtunën si të dyshuar për vrasjen e trefishtë në Gllogjan të Deçanit, më 26 nëntor. Motivi i kësaj vrasje dyshohet se lidhet me vetëvrasjen e studentes 20-vjeçare nga Gllogjani, vajzës dhe motrës së të arrestuarve, Heroina Mehmetajt, e cila i dha fund jetës së saj më 14 qershor 2020. Pas arrestimit të tre familjarëve, për herë ta parë, në emër të familjes Mehmetaj, ka reaguar djali tjetër i Halil Mehmetajt.
Ai e ka mohuar se babai dhe vëllezërit e tij të jenë përfshirë në këtë vrasje, duke deklaruar se ka dëshmi që e vërtetojnë këtë.
Gazeta Sinjali ka sigruruar deklaratën e tij, në të cilën ai thotë se në momentin kur ka ndodhur krimi në Gllogjan, babai i tij ka qenë me bashkëfshatarë, ndërkohë që vëllezërit, njëri sipas tij ka qenë në punë, e tjetri në shtëpi.
“Ne emer te familjes tem,ju drejtohem te gjithve se Babai im dhe dy vellezrit emi jan te pa fajshem,,Familja jon nuk ka asni lidhje me vrasjen ne gllogjan,,Babai ka dhjetra bashkfshatar deshmitar qe ka qen me ta kur ka ndodh tragjedia,,vellau i vogel malsori qe thuhet esht i dyshuar,,jan 100 deshmi qe vertetojn prezencen e ti ne vend punim ne gjakov,,jan kamerat e vendpunimit qe deshmojn pafajsim eti,,Vellau i madh posedon dokumentacion fakte reale qe ka qen i operuar ,,kemi qen te dyt se bashku ne shtepi me nanen ,,,pafajsia e tyre -ejona si familje do te vertetohet“, thuhet në reagim.
I mllefosur pas arrestimit të tre familjarëve të tij, ai thotë se “njerzit e flliqt, po dojnë me na flliq”, por që nuk dihet se për kë e ka fjalën.
“Turp per gjith ata qe ju gezuan kti arrestimi te njerzve te pafajshem. Baba sje dorzu nluft mos u d.orzo npaqe krenar me djemt tu tpaster si yje. Vellezerit emi te dashtun mos e ulni koken per asni sen. Se njerzit e flliqt po dojn me na flliq … por skan me ja dal. Jem Krenar me ju ..”, thuhet tutje në reagim.
Gazeta Sinjali mbrëmë raportoi se Halili me dy djemtë e tij nuk dyshohen si doras të vrasjes së trefishtë. Sipas këtyre burimeve tre të arrestuarit dyshohet se shtytën dhe ndihmuan në kryerjen e veprës penale “vrasje e rëndë”.
Sipas burimeve të Sinjalit, i dyshuari i katërt që është ende në arrati është i dyshuari kryesor për vrasjen e shoferit të autobusit dhe dy nxënësve.
Burimet e Sinjalit po ashtu njoftuan se provat e grumbulluara deri më tani lidhur me këtë vrasje janë mjaft të zbehta.
Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.