Flet vajza e Bajram Kelmendit: Falënderoj policinë e Kosovës për reagimin profesional, hajnat u zunë brenda 5 minutave

Prishtinë | 04 Pri 2024 | 11:16 | Nga Ekonomia Online

Policia e Kosovës, i zuri në flagrancë hajdutët të cilët mbrëmë kishin hyrë për të plaçkitur shtëpinë e ish-avokatit të vrarë nga forcat serbe, Bajram Kelmendi.

Vajza e tij, avokatja Kosovare Kelmendi ka deklaruar se i falënderon policinë për intervenimin e shpejtë dhe kapjen në flagrancë të hajdutëve që kishin hyrë në shtëpinë e familjes Kelmendi.

“Vetëm kaq mund te prononcohem se e falënderojmë policinë e Kosovës për profesionalizmin e jashtëzakoshëm dhe efikasitetin që kanë treguar në këtë rast, duke ju përgjigjur thirrjes sime dhe duke reaguar në kohë rekord prej pesë minuta për ti kapur në flagrancë -brenda në shtëpi kryesit e veprës. Me respekt të veçantë”, tha për Indeksonline Kelmendi.

Avokati Bajram Kelmendi, u vra bashkë me dy djemtë e tij nga forcat serbe 25 vjet më parë.

Të ngjashme