Para 8 ditësh u raportua se një grua 59-vjeçare me emrin Remzije Mustafa ka humbur.
Policia e Kosovës dhe shumë qytetarë gjatë këtyre ditëve kanë qenë të angazhuar për gjetjen e zonjës Mustafa.
Kurse Policia e Kosovës ka bërë të ditur se Remzije Mustafa është gjetur mbrëmë e gjallë, në rrugën “Sali Nivica” në Prishtinë.
Vajza e Remzijes, Anita Ferati tha se është shumë e lumtur që nëna e saj është gjallë dhe mirë, kurse ka falënderuar ish-pjesëtarin e UÇK-së që ofroi ndihmën e tij për ta kërkuar të ëmën e saj.
“Dua të falënderoj të gjithë qytetarët e Prishtinës dhe Kosovës, shokët, shoqet dhe të gjithë rininë që na kanë ndihmua në gjetjen e mamit tem. Gjithashtu falënderoj edhe Ridvan Tahirin i cili ka shpreh vullnetin me ardhë në Prishtinë për me na ndihmu në gjetjen e nënës tonë.”, ka thënë ajo.
Remzije Mustafa u shpall e humbur ditë më parë në Policinë e Kosovës, ku dhjetëra qytetarë dolën vullnetarë për të ndihmuar në kërkimin e saj.