Policia e gjeti Remzije Mustafën në një shtëpi të pabanuar

Prishtinë | 14 Nën 2019 | 21:32 | Nga Ekonomia Online

Gruaja që po kërkohej për më shumë se një javë, Remzije Mustafa, është gjetur sot nga policia në një shtëpi .

Lajmin për klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë, Bajram Krasniqi, i cili edhe falënderoi qytetarët për bashkëpunim.

“Policia në ora 20:26, në një shtëpi të pabanuar në rrugën ‘Sali Nivica’ në Prishtinë ka gjetur një grua që dyshohet të jetë Remzije M.”.

Policia është në vend ngjarje, aty është ftuar emergjenca dhe familjarët e së zhdukurës. Policia falënderon qytetarët për bashkëpunim!

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme