Të shtëna me armë në një aheng në kryeqytet, ndërhyn Policia

Prishtinë | 27 Qer 2022 | 08:58 | Nga Ekonomia Online

Të shtënat me armë në ahengjet në Kosovë janë dukuri e shpeshtë, të cilat përveç se janë të kundërligjshme, shumë herë janë edhe të rrezikshme. Për një rast të tillë, që ka ndodhur mbrëmë në rrugën “Holger Petersen”, ka nisur hetimet Prokurori Themelore në Prishtinë.

Sinjali mëson se në një aheng familjar në atë pjesë, ka pasur gjuajtje me armë, për çka u njoftua edhe Policia për të intervenuar.

Pasi njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, janë gjetur dhe konfiskuar disa gëzhoja dhe arma që dyshohet se është përdorur në rast.

Ndaj personit që po dyshohet për të shtënat me armë, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve në drejtim të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim i paautorizuar i armës”.

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme