Flet vëllai i Bedri Krasniqit: Nuk do të ndalemi deri sa të vendosim drejtësi

Prishtinë | 13 Sht 2023 | 14:34 | Nga Ekonomia Online Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Bedri Krasniqi i akuzuar për vrasjen e rëndë të një polici të Kosovës dhe një të UNMIK – ut në vitin 2004 u shpall i pafajshëm dhe u lirua, raporton Ekonomia Online.

Ky vendim është marrë nga kryetari i trupit gjykues në këtë çështje, Arben Hoti.

Lidhur me këtë ka folur vëllau i Bedri Krasniqit.

Ai ka thënë se procesi gjyqësor ndaj vëllaut të tij ka zgjatur shumë por që më në fund drejtësia triumfoi.

Më tutje ai ka thënë se si familje nuk do të ndalen deri sa të vendosin drejtësi për Bedriun.

“E pritem shumë mirë këtë jemi të emocionuar, po shpresojmë që drejtësia, Kosova çdo ditë po vjen në binar të vetë. Shpresojmë që tash e tutje të jetë Kosova në binar të vetë e të shkojë drejtë, e jo si deri më tani që gjithçka ka qenë me ndikim”.

“Kemi qenë shumë të emocionuar me atë aktakuzë. Procesi gjyqësor ju është stërzgjatur tepër mirëpo më në fund drejtësia triumfoj. Si familje nuk do të ndalemi deri sa të qojmë drejtësinë për Bedri Krasniqi. Drejtësinë kemi me kërkuar deri në fund”, tha ai.

LEXONI EDHE:

Të ngjashme