Flet vëllai i të arrestuarit në Viti: Erdhi me mua për të votuar, ishte në gjendje të dehur

Prishtinë | 14 Nën 2021 | 14:51 | Nga Ekonomia Online

Vëllai i të arrestuarit në Viti, Mehdi Peposhi, ka folur për momentin kur familjari i tij u prangos nga policia.

Ai për Klan Kosovën ka thënë se vëllai i tij i kishte thënë para se të votonte që do të ishte i qetë gjatë këtij procesi.

Ndërsa, ka deklaruar se vëllau i tij ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

“Këtu kemi ardhur prej Prizreni edhe ai me mua ka ardhur për të votuar, ai ka hyrë për të votuar dhe ka qenë nën ndikimin e alkoolit më pas nuk e kam parë, sepse policia reagoi me atë të drejtën e vet. Ai erdh me mua dhe më tha të hyjë qetë dhe të votojë, sepse vota është votë. Unë hyra të votojë dhe më pas ai hyri pas meje, dhe tjetër nuk di çfarë të them”, ka thënë Peposhi.


Të ngjashme