Flet zyrtari i PDK-së pasi u vra kandidati i tyre në Pejë: Kurrfarë problemesh nuk ka pasur me askënd

Prishtinë | 08 Sht 2021 | 21:20 | Nga Ekonomia Online

Nga të shtëna me armë, ka mbetur i vdekur kandidati për kryetar të komunës së Pejës nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK), Astrit Ademaj.

Lajmin e kanë konfirmuar për Ekonomia Online zyrtarë të PDK-së në Pejë.

“Gjithë ditën kemi qenë bashkë. Kurrfarë problemesh nuk ka pasur me askënd”, tha ky zyrtar.

Dyshohet se Ademaj është vrarë pranë shtëpisë, së bashku me një person tjetër.

Të ngjashme