Mbrojtësi i krahut të djathtë, Alessandro Florenzi, do të kthehet te skuadra e Romës në fund të këtij sezoni.
Mediumet franceze kanë njoftuar të shtunën se Florenzi do të kthehet te Roma pasi Paris Saint-Germaini nuk do ta shfrytëzoj opsionin e blerjes së tij në verë.
Florenzi para fillimit të këtij sezoni u huazua te Parisi dhe ekipi francez mund ta transferojë atë për dhjetë milionë euro.
Mirëpo, trajneri Mauricio Pochettino nuk është bindur nga Florenzi dhe për këtë arsye ka kërkuar kthimin e tij te Roma.
Florenzi këtë sezon ka shënuar dy gola dhe ka bërë një asistim në 30 ndeshje për ekipin francez.
30-vjeçari edhe sezonin e kaluar ishte i huazuar te Valencia pasi nuk bënte pjesë në planet e trajnerit të Romës, Paulo Fonseca.
Florenzi ka kontratë me Romën deri në vitin 2023.