Juristja e mediave, Flutura Kusari, ka reaguar përmes një postimi në Facebook lidhur me zhvillimet e fundit në fushën e lirisë së shprehjes dhe medias në Kosovë gjatë 8 orëve të fundit.
Ajo ka theksuar tre ngjarje kryesore:
Emisioni satirik Logjikonomia u largua përkohësisht nga platforma online pas transmetimit të një episodi kritik ndaj pushtetit, por u rikthye pas reagimeve të shumta publike.
RTK nisi grevën dhe nuk transmetoi edicionin informativ të orës 11:00, një situatë e paprecedentë në historinë e transmetuesit publik. Greva do të vazhdojë edhe të hënën.
Kusari kritikoi presidenten për, siç thotë ajo, përpjekjen për të amnistuar kryeministrin Kurti nga përgjegjësia për situatën në RTK, duke kërkuar zgjidhje nga opozita. Ajo theksoi se mënyra e vetme ligjore që punëtorët e RTK-së të marrin pagat është një vendim nga qeveria.
Sipas Kusarit, RTK po shfrytëzohet politikisht në proceset që po zhvillohen në Kuvend.