FMN vlerëson të arriturat e ATK-së në mbledhjen e borxheve

Prishtinë | 24 Maj 2023 | 15:56 | Nga Ekonomia Online

Ekipi i ekspertëve nga Fondi Monetar Ndërkombëtar dje ka përfunduar vizitën e tyre në Administratën Tatimore të Kosovës.

Në njoftimin e ATK-së thuhet se gjatë takimit përmbyllës që kishin me drejtorin ekzekutiv të ATK-së, Ilir Murtezaj, përfaqësues nga FMN vlerësuan implementimin e deritanishëm të reformës që është bërë në Departamentin për Menaxhimin e Mbledhjes së Borxheve, si dhe u shprehën të kënaqur me rezultatet e arritura.

“Njëkohësisht u konfirmua se FMN me ekspertët e saj, do të vazhdojnë përkrahjen në avancimin e mëtutjeshëm te ngritjes se kapaciteteve profesionale dhe zhvillimit te procedurave qe prodhojnë ngritje te progresit ne funksionin e mbledhjes se borxheve”.

“Vlen të theksohet se reformat në strukturën e MD janë duke u vlerësuar si shembull për vendet e rajonit”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme