Fokusohuni në detyra të rëndësishme, jo thjesht urgjente

Prishtinë | 22 Pri 2024 | 10:01 | Nga Ekonomia Online

Dwight D. Eisenhower shërbeu si gjeneral i ushtrisë amerikane dhe president i 34-të i Shteteve të Bashkuara. Brett McKay, autori i “Art of Manliness”, ndan disa njohuri se si ish-presidenti vendoste përparësitë e tij kur merrte vendime.

Më poshtë ju sjellim strategjinë e tij.

Shpeshherë gjatë një dite, ne përfundojmë duke u fokusuar në detyra që duken të rëndësishme, por që janë thjesht urgjente, shkruan Ekonomia Online.

Gjenerali Eisenhower, është personi që kryesoi pushtimin D-Day. Gjithashtu president i Shteteve të Bashkuara. Ai u përball me vendime të vazhdueshme gjatë gjithë karrierës së tij ushtarake dhe gjithashtu në karrierën e tij si presidet. Ai kishte këtë thënie: “Ne shpesh ngatërrojmë urgjenten me të rëndësishmen dhe të rëndësishmen me urgjenten.”

Nga kjo, njerëzit kanë nxjerrë atë që quhet Matrica e vendimit Eisenhower, e cila ju ndihmon të kuptoni se çfarë është me të vërtetë e rëndësishme dhe çfarë është thjesht urgjente. Pra, ekziston kjo rrjetë me të cilën ndesheni dhe ka disa gjëra që janë të rëndësishme, por jo urgjente, disa të tjera që nuk janë të rëndësishme, por urgjente. Qëllimi me këtë është që të përqëndroheni në atë që është e rëndësishme dhe jo urgjente. Cilat janë detyrat që janë më të rëndësishme, të cilat do t’ju ofrojnë kthimin më të madh të investimit?

Shpesh herë gjatë një dite, ne përfundojmë duke u fokusuar në detyra që duken të rëndësishme, por që janë thjesht urgjente. E-maile për t’u përgjigjur, thirrje telefonike për të bërë, mbledhje që duken të rëndësishme, por nuk janë të rëndësishme, janë thjesht mbledhje që nuk merrni asgjë në kthim. Pra, në vend që të përqendroheni në ato që nuk janë të rëndësishme, por detyra urgjente kaloni më shumë kohë në gjërat e rëndësishme – gjërat që e dini se do të çojnë një projekt përpara, që do çojnë jetën tuaj përpara. Pasi ta bëni këtë, ju do të bëni shumë më tepër gjëra në jetën tuaj.

Të ngjashme