FOL: Mbi gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik

Prishtinë | 09 Dhj 2021 | 10:40 | Nga Fitore Berisha Shkarko Videon HD

Për ta shkarkuar videon ju lutem kyçuni ose regjistroni një llogari të re!

| Regjistrohu

Lëvizja “FOL” ka publikuar gjetjet e hulumtimit “Perceptimet e sektorit privat rreth prokurimit publik”, raporton Ekonomia Online.

Yllka Buzhala, nga Lëvizja “FOL”, tha se bizneset e anketuar i takojnë 18 profileve dhe se 60% e anketave janë realizuar në Prishtinë.

Sipas saj, në anketa janë përfshirë biznese që janë pjesë në aktivitete të prokurimit publik.

“Nga këta biznese, 95 ishin pjesëmarrës në prokurim publik dhe 55 nga to nuk ishin. Sipas saj, bizneset e anketuara aktualisht konsiderojnë se situata pandemike 67% është njëra ndër sfidat kryesore me të cilat ata po ballafaqohen. E dyta me radhë përmendet mungesa e investimeve të huaja 14%, pastaj vjen korrupsioni 9%, mungesa e fuqisë punëtore 8% dhe burokracia e institucioneve 6%”.

“Megjithëse nuk e konsiderojnë korrupsionin si sfidën kyçe aktualisht, afërsisht një në katër prej tyre mendojnë se trajtimi i favorshëm në procedura të hapura 28%, përshpejtimi i një procedure burokratike 26%, shmangia e dënimeve 23% janë arsye që i shtyjnë bizneset të përfshihen në korrupsion”

Ardi Shatri, tha se 67% e bizneseve janë ballafaquat me sfidat gjatë pandemisë.

Sipas tij, mbi gjysma e bizneseve thonë që korrupsioni është i pranishëm në prokurim publik, raporton EO.

“Mbi gjysma e bizneseve 56% po ashtu mendojnë se korrupsioni në prokurim publik është i pranishëm. Nga këto biznese, rreth një në tre mendojnë se faktorët që lehtësojnë ndikimin e korrupsionit në prokurim publik janë pandëshkueshmëria 35%, zvarritja e proceseve gjyqësore 32% dhe mosraportimi i korrupsionit 32%”.

“Më pak mendojnë se zbrazëtitë ligjore 20%, apo mungesa e vullnetit politik 19% lehtësojnë korrupsionin. Sipas tij, disa praktika negative që ndikojnë në procesin e prokurimit publik janë përshtatja e specifikave tenderuese për kompani të caktuara, paqartësia e informatave në tenderë, abuzimi me dispozita ligjore për përfitime apo edhe konflikti i interesit. Nga këto praktika, bizneset e anketuara besojnë se më e përhapur është përshtatja e specifikave tenderuese 45%”.

“Lidhur me perceptimet se prokurimi publik është i lidhur me apo zhvillohet në përputhje me partitë politike në pushtet, 25% e bizneseve pohojnë se bizneset që fitojnë tenderë, ndryshojnë ndonjëherë pas ardhjes së një ministri/eje apo kryetari/je të ri në pushtet, e 27% mendojnë se ndryshojnë shpesh ose pothuajse gjithmonë. Ngjashëm, rreth 31% mendojnë se akterët politikë që tregojnë mirënjohje për biznese që i kanë dhuruar para partisë apo kandidatit për fushatë shpërblehen me kontrata prokurimi pas fitimit të zgjedhjeve dhe 24% mendojnë se kjo ndodh ndonjëherë”.

“Shumica e bizneseve pjesëmarrëse në prokurim publik kishin fituar tenderë dhe atë disa herë dhe në vlera të ndryshme. Mbi gjysma e tyre 53) u shprehën se kanë hasur në raste kur specifikat e tenderit janë përshtatur për biznese të caktuara. Kurse, 31% e tyre kanë deklaruar se kanë pasur raste kur oferta e tyre për tenderim iu është refuzuar disa herë”.

Të ngjashme