Lëvizja Fol ka publikuar raportin e punës së Qeverisë për vitin 2020, sipas të cilët ekzekutivi ka realizuar 42.7 për qind të planit vjetor të punës, raporton Ekonomia Online.
Erblin Hoxha koordinator i projekteve në FOL tha se janë monitoruar Zyra e Kryeministrit dhe 15 ministritë.
Sipas raportit të FOL ndër ministritë që kanë pasur përqindjen më të lartë të realizimit të punës është ajo për Kthim, e Financave, e Zhvillimit Rajonal, Pushtetit Lokal. Kurse ministria me realizimin më të ulët të planit të punës është ajo e Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës.
Kurse në raport nuk ka të dhëna për Ministrinë e Arsimit e cila sipas Hoxhës ka refuzuar të kthejë përgjigje në kërkesën e tyre.
Realizimi i planeve të punës nga Zyra e Kryeministrit dhe ministritë sipas Fol:
Zyra e Kryeministrit ka realizuar 28 objektiva me 168 aktivitete apo 48.2.
Ministria e Ekonomisë dhe Ambientit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 9 objektiva me 89 aktivitete, nga të cilat 38 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria për Komunitete dhe Kthim në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me 12 aktivitete ku vetëm 1 ka mbetur pa përfunduar.
Ministria e Zhvillimit Rajonal në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 3 objektiva me 18 aktivitete, nga të cilat 1 ka mbetur pa përfunduar.
Ministria e Shëndetësisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 29 aktivitete. Nga 29 aktivitetet e parapara 14 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 10 aktivitete. Nga to 4 kanë mbetur pa u realizuar.
Ministria e Tregtisë dhe Industrisë në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva gjithsej 71 aktivitete. Janw 19 aktivitete kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 56 aktivitete, nga të cilat 31 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Punëve të Brendshme në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 8 objektiva me gjithsej 159 aktivitete nga të cilat 72 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 2 objektiva me gjithsej 20 aktivitete. Nga të 20 aktivitetet e parapara 12 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Financave në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me 51 aktivitete gjatë gjithë vitit. Nga 51 aktivitetet e parapara 10 kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Infrastrukturës në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva me gjithsej 30 aktivitete, nga të cilat 16 kanë mbetur pa përfunduar.
Zyra e Kryeministrit në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 28 objektiva me gjithsej 164 aktivitete. Nga 164 aktivitete e parapara 31 tyre kanë mbetur pa përfunduar.
Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 6 objektiva me 46 aktivitete, ku të papërfunduara kanë mbetur 33 aktivitete.
Ministria e Drejtësisë në kuadër të planit vjetor të punës se Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 5 objektiva. Në kuadër të këtyre 5 objektivave ishin paraparë të realizohen gjithsej 52 aktivitete, mirëpo kanë mbetur 24 aktivitete të parealizuara.
Ministria e Pushtetit Lokal në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 3 objektiva nw kuadwr të tw cilave ishin planifikuar të realizohen 23 aktivitete. Nga 23 aktivitete vetëm 1 ka mbetur parealizuar.
Ministria e Mbrojtjes në kuadër të planit vjetor të punës së Qeverisë për vitin 2020, ka planifikuar të realizoj 4 objektiva me gjithsej 23 aktivitetet, nga të cilat 7 kanë mbetur parealizuar.