“Folklore”, është rikthyer në pozitën e parë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke u bërë albumi i parë që ka shitur më shumë se një milion kopje gjatë vitit 2020.
Albumi i tetë i yllit të njohur të muzikës ishte incizuar gjatë karantinës dhe ishte publikuar si befasi për fansat në muajin gusht. Albumi më i vlerësuar nga kritika i karrierës së saj pritet që të nominohet për disa çmime “Grammy” muajin e ardhshëm.
Sipas listës “Billboard”, “Folklore” ka shitur 57.000 kopje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës javën e kaluar, duke e arritur shumën e përgjithshme prej 1.038 milionë sosh. Albumi pararendës i Swiftit, “Lover”, ishte i vetmi album që kishte shitur një milion kopje në SHBA më 2019. “Folklore” është albumi i nëntë i yllit që ka arritur këtë shifër – të gjithë tetë albumet e saj, së bashku me atë të publikuar për Krishtlindjes “The Taylor Swift Holiday Collection”, kanë shitur secili më shumë se një milion kopje.
Këngëtarja 30-vjeçare e kishte bërë të ditur publikimin e albumit të saj më të fundit më 23 gusht të këtij viti. “Shumica e gjërave që i kam planifikuar në këtë verë nuk kanë ndodhur”, ka shtuar Swift, e cila ishte vendosur për të qenë një nga këngëtaret kryesore të skenës “Pyramid” në festivalin “Glastonbury” në qershor.
“Por, ka diçka që nuk e kisha planifikuar, por që ka ndodhur”, u ka thënë ajo fansave, para se ta shpaloste që “Folklore” do të përmblidhte “këngë ku i kam shkrirë të gjitha tekat e mia, ëndrrat, frikat dhe mendimet”.
Albumi ka kryesuar listat në Mbretërinë e Bashkuar dhe në SHBA që në javën e parë të publikimit dhe është bërë albumi më i shitur nga mesi i shtatorit. Nga fundi i muajit, Swift gjithashtu e ka kaluar Whitney Houstonin për sa u përket javëve të kaluara në pozitën e parë të një këngëtareje grua në krye të listën muzikore “Billboard 200” – gjithsej 47 javë në majë të listës.
Houston kishte qëndruar 46 javë, kurse Adele kishte mbajtur vendin e tretë për 34 javë. Albumi është rikthyer në pozitën e parë këtë javë, pasi që ylli filloi shitjen e CD-ve të nënshkruara në dyqanin e saj online, me një çmim prej 25 dollarësh për copë. Në Twitter ajo bëri shaka se fansat mund të marrin një dhuratë shtesë me blerjen e tyre. “Së bashku me disqet e nënshkruara, disa blerës me fat mund të pranojnë edhe qime macesh komplimentuese brenda faqeve”, ka thënë ajo. “Apo erën e verës së bardhë që zakonisht e pi kur këndoj”.