Fondacioni Frutex & Golden Eagle dhuron 50,000 fletore për nxënës përmes projektit Golden Eco

Prishtinë | 11 Sht 2025 | 15:52 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni Frutex & Golden Eagle, përmes projektit Golden Eco, i cili promovon grumbullimin e materialeve të riciklueshme, do të dhurojnë 50,000 fletore për 12,500 nxënës në komunat e ndryshme të Kosovës.

Kjo iniciativë synon të mbështesë arsimin dhe të nxisë ndërgjegjësimin për mjedisin te të rinjtë.

Ky projekt nuk është vetëm një dhuratë për nxënës, por edhe një hap drejt një mjedisi më të pastër, ku riciklimi dhe edukimi ecin bashkë.

Të ngjashme