Fondacioni “Golden Eagle”, ka bërë ndarjen e 200 çanta me mjete të shkollimit fillor dhe të mesëm për fëmijët në nevojë, raporton Ekonomia Online.
Ky aktivitet u organizua me ndihmën e gazetarit, Burim Pacolli, i cili tha se të gjithë fëmijët e pranishëm janë pajisur me çanta.
Ai ka falënderuar pronarin e “Golden Eagle”, Shaqir Palushin që e ka përkrahur këtë iniciativë, duke treguar se cka përmban një çantë.
“Organizimi shkoj mirë, krejt fëmijët që kenë me prezence fizike, sa e pashë morën çanta, pat edhe prind të cilët në fund metën pa marrë na thanë që i kanë fëmijët të shpija, unë iu a jepa numrin, llogarinë iu thashë me më shkrujtë, tani me kqyr me mjetet tona vetanake, me Nacionale, me mujt me ia dërguar një çantë të tillë”
“…është çantë me 10 fletore, 6 i kemi bo me vija, 2 pa vija 2 katrore, kështu që është bashkëpunim me Golden Eagle, e falënderoj shumë pronarin e Golden Eagle, zotin Shaqir Palushin”.
Prindi Edin Jakaj u shpreh i kënaqur me organizimin dhe tha se të gjitha mjetet që ishin në çantë janë të nevojshme për fëmijët.
“Super, fantazi, pak tollovi është duke shkuar, koha e nxehtë, po na bjen me pritë pak, po mirë, ççantat ishin të mira të Zvicrës, me libra me tonat”.
Ndërkaq edhe fëmijët u shprehën se kjo do të i’u ndihmonte në fillimin e vitit shkollor, raporton EO.
“Ka pas gjëra shkollore, fletore, mprehëse”, tha nxënësja Altiana Ahmetaj.