Fondacioni Golden Eagle ndan 100 bursa për studentët

Prishtinë | 08 Dhj 2018 | 16:38 | Nga Ekonomia Online

Fondacioni Golden Eagle, në bashkëpunim me kompaninë Frutex, në tetor të këtij viti kanë nisur fushatën për mbledhjen e fondeve për bursa studentore. Kompania Frutex, për çdo pije të shitur Relax, ka ndarë nga 5 cent për bursa.

Të shtunën, Fondacioni, ka organizuar ceremoninë e ndarjes së 100 bursave, ku të pranishëm ishin të gjithë studenten përfitues.

Drejtori i Fondacioni “Golden Eagla”, Shaqir Palushi, tha se numri i studenteve që kanë aplikuar është mbi 600, komisioni për vlerësim si kriter kryesor për përzgjedhje ka marr gjendjen social-ekonomike.

“Shumica e përfituesve janë student që jetojnë me asistencë sociale, me nevoja të veçanta, pa prindër si dhe ata të cilët kanë prindër me nevoja të veçanta”, tha ai.

Vlera mujore e një burse do të jetë në 80 euro, derisa shuma totale do të shkojë në 72 mijë euro.

Përfitues të bursave janë student nga Kosova, Shqipëria, Maqedonia dhe Lugina e Preshevës.

Image may contain: 5 people, people standingImage may contain: 5 people, suitImage may contain: 25 people, people smiling

Fjalë Kryesore:

Të ngjashme